Lëndohet një person në vendin e punës – dërgohet në QKUK

Lëndohet një person në vendin e punës – dërgohet në QKUK

Një person është lënduar në vendin e punës gjatë ditës së djeshme në fshatin Banjë të Malishevës.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, ku ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 18:00 me ç’rast personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universtare (QKUK), raporton Gazeta Insajderi.

Po ashtu policia ka njoftuar se lidhur me rastin është njoftuar edhe inspektorati i punës.

“Fsh. Banjë, Malishevë 15.06.2019-18:00. Është raportuar se viktima mashkull K/Shqiptar,  është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi që i njëjti derisa ka qenë duke punuar në një kompani, ka pësuar lëndime trupore. Njësit relevante dhe inspektori i punës kanë dal në vendin e ngjarjes.  Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë. /Insajderi.com