
Të premten rreth orës 07:30 një tren në Fushë Kosovë ka goditur një kamionetë.
Si pasojë një person ka mbetur i lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor.
Lajmin për Insajderi-n e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet (kamionetë). Bazuar në të dhënat fillestare lëndime trupore ka pësuar një person. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, tha ajo. /Insajderi.com