Lenjani: Efektet e vaksinës mund të zgjasin deri në 12 orë

Lenjani: Efektet e vaksinës mund të zgjasin deri në 12 orë

Drejtori i Klinikë Emergjente, Basri Lenjani, ka deklaruar se marrja e vaksinës kundër COVID-19 mund të ketë efekte të përgjithshme si të një gripi sezonal me kokë dhimbje, temperaturë e dhimbje muskulore, të cilat mund të zgjasin deri në 12 orë, transmeton Insajderi.

Ai ka apeluar te personat që kanë probleme me zemër, tru, enë të gjakut dhe sëmundje të mushkërive të konsultohen me mjekun e tyre në mënyrë që të mos vije te ndonjë ndërlikim.

“Këto efekte mund të zgjasin jo më tepër se 12 orë dhe zakonisht kalojnë me marrjen e paracetamolit. Mirëpo, këshilla ime është që të përcaktohet një ekspert i cili në mënyrë të saktë do t’i përcaktonte indikacionet të marrjes së vaksinave sidomos të personave që kanë sëmundje sepse para marrjes së vaksinës ekziston një parambrojtje për personat që kanë probleme me zemër, tru enë të gjakut më sëmundje të mushkërive paraprakisht duhet të konsultohet me mjekun e tyre në mënyrë që të mos vijë ndonjë ndërlikim.

Por, mund të paraqitet vetëm ndonjë rast me alergji, por kjo varet nga secili individ sepse organizimi i njeriut është specifik për veten”, ka thënë Lenjani për EO./Insajderi.com