Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në letrën dërguar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ka kërkuar që ta ketë “vëmëndjen” në dialogun Kosovë-Serbi.
“Dialogu me Serbinë për normalizimi e raporteve, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, kërkon vëmendjen tuaj”, thuhet në letrën e Merkelit.
Kreu i Ekzekutivit, kishte deklaruar se “dialogu është prioriteti i katër pas punësimit, drejtësisë dhe menaxhimit të pandemisë”.
Për këto prioritete në letër ka shkruar edhe Merkel.
“Pandemia e COVID-19 kërkon nga të gjithë ne masa të paprecedente. Qeveria juaj ka bërë të ditur se para vete do të ketë reforma të rëndësishme në vendosjen e shtetit juridik siç janë luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar”, vazhdon kancelarja.
Nëse Qeveria e Kosovës ka sukses në këto fusha, Merkel ka një premtim.
“Suksesi në këto fusha do të jetë çelës për të konkretizuar perspektivën evropiane të vendit tuaj”. /Insajderi.com