‘Let’s Do It Kosova’ mban tryezë për politikat mjedisore

‘Let’s Do It Kosova’ mban tryezë për politikat mjedisore

Let’s Do It Kosova” ka mbajtur punëtori me qëllim të diskutimit të politikanëve mjedisor dhe sfidat në zbatimin e tyre.

Tryeza u organizua në kuadër të projektit “Let’s Green It”, ku u prezantua raporti mujor i monitorimit të Udhëzimit Administrativ për Gjoba Mandatore, e më pas u diskutua për zbatimin e tij.

Po ashtu morën pjesë edhe përfaqësues nga institucionet qendrore, lokale dhe akterë të tjerë relevantë në fushën e mjedisit.

Ndër të tjera kjo punëtori financohet nga BE-ja, e që mbështetet edhe nga “Balkan Green Foundation (BGF)” dhe “Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP)” dhe implementohet nga “Ta Pastrojmë Kosovën”.