Let’s Do It Kosova ndihmon familjet shqiptare në Prizren

Let’s Do It Kosova ndihmon familjet shqiptare në Prizren

Luan Hasanaj, drejtori ekzekutiv i organizatës jo qeveritare të Let’s Do It Kosova ka njoftuar se të enjten në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarëve do të shkojë në Prizren në kapin ku janë të vendosur familjet nga Shqipëria.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hasanaj ka thënë se do të ndihmojë në çfarëdo pune që ka nevojë.

Këtë të enjte më datën pesë dhjetor është “Dita Ndërkombëtare e Vullnetarëve”

“Unë së bashku me ekipin e Let’s Do It Kosova kemi vendosur që të shkojmë në Prizren në kampin e mysafirëve nga Shqipëria. Atje do të ndihmojmë në çfarëdo pune që ka nevojë”, ka shkruar Hasanaj. /Insajderi.com