Sekretari i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi, ka folur për takimin e partive shqiptare të Maqedonisë me ndërmjetësimin e kryeministrit Edi Rama.
Kur është pyetur nëse ka qenë e domosdoshme që të shkohej në Tiranë dhe të zhvillonin takim me kryeministrin Rama, ai është përgjigjur negativisht. Ka thënë se ka qenë gabim.
“Është një prej gabimeve më të mëdha që na kanë ndodhur”, ka thënë Gashi në emisionin “Komiteti”.
Ai ka treguar se kush e inicioi këtë takim në Tiranë dhe çfarë i bindi partitë shqiptare, përkatësisht Lëvizjen Besa që të merrte pjesë në të.
“Një prej fajtorëve kryesor është BDI-ja. Ata donin që edhe ne të jemi në një tavolinë ku jemi ata”, ka thënë ai.
Por pse Lëvizja Besa ka shkuar në atë takim?
“Nëse për dy vite keni akuza që nuk po bëheni me shqiptar, dhe kryeministri të fton ne nuk kemi mundur të bëhemi prepotent. Mendojmë se e kemi dëmtuar edhe Shqipërinë dhe Kosovën por dhe vetveten”, ka thënë Gashi./Insajderi.com