Lëvizja për Drejtësi pjesë e listës së PDK-së

Lëvizja për Drejtësi pjesë e listës së PDK-së

Lëvizja për Drejtësi iu bashkua garës zgjedhore në një listë me Partinë Demokratike të Kosovës, njofton Insajderi.

Enver Hoxhaj, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, ka njoftuar se Lëvizja për Drejtësi do të jetë pjesë e listës e kandidatëve të PDK-së për deputetë.

Kryetari i kësaj partie, Sylejman Çerkezi do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë.

Sot, PDK-së i është bashkuar edhe ish ministri i Arsimit, Shyqri Bytyqi./Insajderi.com