“Lëvizja për Ndryshim” – partia e re e Jozefina Topallit

“Lëvizja për Ndryshim” – partia e re e Jozefina Topallit

Është regjistruar partia e re e ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli, “Lëvizja për Ndryshim”.

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën për të regjistruar partinë politike të drejtuar nga Topalli.

Partia, e cila do të ketë si akronim gërmat LN, thuhet se u themelua nga Topalli, Adela Kryeziu, Evald Serreqi dhe Najada Selmani dhe një numër anëtarësie prej 5,199 personash.

Ngjyrat e partisë do të jenë e bardha, bluja dhe portokallia, njofton Top Channel.

Ish-kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli ka krijuar një lëvizje politike, për të garuar në zgjedhjet e 25 prillit. Më herët, parti krijoi deputeti Myslym Murrizi. Ndërsa ish-deputetja e PD-së Hajdari krijoi një lëvizje politike ‘Nisma’./Insajderi.com