Lëvizja Studentore – 20 vjet nga protestat e vitit 1997

Lëvizja Studentore – 20 vjet nga protestat e vitit 1997

Kanë kaluar 20 vjet nga koha e protestave të Lëvizjes Studentore të vitit 1997.

Më 1 tetor të këtij viti, ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i Millosheviqit në fillim të viteve të 90-ta.

Pos masave të dhunshëm që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim.

Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe. Për të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve.