Lëvizja Vetëvendosja paralajmëron protesta

Lëvizja Vetëvendosja paralajmëron protesta

Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi, ka paralajmëruar protesta ndaj qeverisë.

Në Express të KTV-së ajo ka lutur qytetarët që kanë vendosur të ikin nga vendi që të qëndrojnë në Kosovë dhe që së shpejti të bashkohen në shesh në protesta.

“Kërkoj nga ata që po ikin të mos e bëjnë një gjë të tillë, por të na bashkohen së shpejti në shesh, aty ku do të mblidhemi për të protestuar”, ka thënë ajo.

Kadaj-Bujupi ka ritheksuar se qytetarët nuk janë të kënaqur me udhëheqjen dhe këtë, sipas saj, e dëshmoi rezultati i zgjedhjeve qendrore në të cilën si parti Vetëvendosje doli e para.