Lëvizja Vetëvendosje dorëzon kallëzim penal ndaj ministrit të Arsimit

Lëvizja Vetëvendosje dorëzon kallëzim penal ndaj ministrit të Arsimit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në legjislaturën e fundit, Fitim Uka, ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale për ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj.

Në kumtesë ky subjekti politik thotë se “Me datë 09 nëntor 2020, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, si autoritet kontraktues, ka shpallur njoftimin për tenderin “Blerja e pajisjeve për mbrojtjen e objekteve arsimore për qëndrueshmëri dhe blerja e pakove të nevojshme për fusha lëndore dhe mirëmbajtje”, ku vlera e parashikuar për këtë tender ka qenë 2,880,000.00 euro”.

Për këtë kallëzimi penal është dorëzuar mbi akuzën për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, përcjell Insajderi.

“Gjatë publikimit të listës së parë të çmimeve kjo ministri kishte kërkuar 887 pozicione me produkte dhe sasi të caktuara. Trembëdhjetë ditë më vonë kjo listë fshihet nga platforma e prokurimit dhe publikohet lista e re me vetëm 43 pozicione ndërsa vlera e parashikuar e tenderit mbeti e njëjta. Me datë 31 dhjetor 2020, MASH publikon njoftimin për nënshkrimin e kontratës me operatorët ekonomik në vlerë prej 2,850,309.00 euro, me derivim të lejuar indikativ prej +/-30% të vlerës së kontratës”, ka vazhduar arsyetimi.

Deklarata e plotë:

 

Kallëzim penal ndaj ministrit të MASH dhe dy zyrtarëve të kësaj ministrie.

Deputeti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Fitim…

Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Monday, 25 January 2021