Lëvizja Vetëvendosje kërkon sqarim nga Hoti për ndërprerjen e punimeve Deçan-Plavë

Lëvizja Vetëvendosje kërkon sqarim nga Hoti për ndërprerjen e punimeve Deçan-Plavë

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilet janë pjesë e Komisionit për Infrastrukturë, në një letër drejtuar kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, i kanë kërkuar sqarime në lidhje me ndërprerjen e punimeve në rrugën Deçan-Plavë.

Deputetët e VV-së Liburn Aliu, Hajrulla Çeku dhe Shpejtim Bulliqi, të cilët janë anëtar në këtë komision, e shohin si të dëmshme vendimin e Qeverisë Hoti për ndërprerjen e punimeve, pasi sipas tyre përpos dëmeve ekonomike e infrastrukturore, ka edhe pasoja politike e shtetërore.

“Vendimi për të ndërprerë punimet në ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë është jashtëzakonisht i dëmshëm, jo vetëm në aspektin ekonomik e infrastrukturor, por edhe në atë politik e shtetëror. Qeveria e Kosovës e ka përgjegjësi mbrojtjen dhe afirmimin e interesave të shtetit të Kosovës dhe të qytetarëve të saj”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Kujtojmë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka kërkuar ndërprerjen e këtyre punime, me preteks se duhet të mbrohet zona e Manastirit të Deçanit.