Lëvizja Vetëvendosje me një thirrje për shqiptarët në Mal të Zi

Lëvizja Vetëvendosje me një thirrje për shqiptarët në Mal të Zi

Lëvizja Vetëvendosje është duke e përcjellë me kujdes të shtuar situatën politike ne Mal të Zi, e në veçanti fushatën zgjedhore që po zhvillohet atje, njofton Insjaderi.

Mungesa e unitetit të faktorit shqiptar, duke mos arritur që të garojnë më një listë të vetme, po shihet si problematike për faktorizimin e shqiptarëve në aspektin politik nga e LVV-së.

Në mbledhjen e mbajtur sot të kryesisë se Lëvizjes Vetëvendosje, çështja e faktorit politik shqiptar në Mal të Zi është trajtuar hollësisht, dhe nga kjo mbledhje, LVV ka dal më një komunikatë duke kërkuar nga shqiptarët që jetojnë në Mal të Zi, “që me votën e tyre të kontribuojnë në rritjen e numrit të përfaqësuesve shqiptarë nëpër institucione shtetërore të Malit të Zi”.

Përpos keqardhjes që shpreh LVV-ja për mungesën e unitetit të spektri politik shqiptar në Mal Të Zi, në komunikatën e kësaj partie thuhet që problematik është është ligji diskriminues i zgjedhjeve në Mal të Zi dhe jo thjesht mungesa e unifikimit të shqiptarëve në një listë.

Sipas ligjit në fuqi, edhe sikur subjektet shqiptare të ishin të bashkuara në një listë të vetme, ligji ekzistues nuk u jep mundësi për më shumë se tre deputetë./Insajderi.com