Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar se sot do të mbajë konferencë për medie, njofton Insajderi.
Ky adresim, arsyeja e të cilit ende nuk dihet, pritet të fillojë nga ora 11:00, në zyret e këtij subjekti politik në Arbëri.
“Sot, në orën 11:00, Lëvizja VETËVENDOSJE! mban konferencë për media. Konferenca do të mbahet në zyret tona në Arbëri. Ftojmë mediat ta përcjellin!”, thuhet në njoftimin e VV-së. /Insajderi.com