Lidhur me procesin e rifillimit të dialogut Kosovë – Serbi ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje. në komunikatën e tyre thuhet se Qeveria Koti hoqi dorë nga shtetësia për të shkuar në dialog.

Në një komunikatë për media, Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ndaj procesit të rifillimit të dialogut. Në reagimin zyrtar të kësaj partie thuhet se fillimisht u desh të mënjanohet qeveria e mirë Kurti, dhe më pas të hiqej dorë nga reciprociteti dh shtetësia për të rifilluar procesin e mbrapsht të dialogut, njofton Insajderi.
“Për një vazhdim të mbrapshtë të dialogut pati disa parakushte. U desh të largohej një qeverisje e mirë, të hiqej reciprociteti dhe të hiqej dorë nga shtetësia përmes ndalimit të procesit të njohjeve e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Të gjitha këto veprime u ndërmorën nga një klub i stërvjetëruar politik nën qeverinë koti që nuk ka as legjitimitet e as kredibilitet”. /Insajderi.com