Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar edhe njëherë në lidhje me marrëveshjen ekonomike të Uashingtonit.
Sipas partisë së Albin Kurti, Qeveria Hoti në Uashington i dha Serbisë ndarje të Liqenit të Ujmanit, mini-schengen, qasje ne detin Adriatik dhe zbatoi kërkesat e Serbisë për mosaplikim për një vit nëpër organizata ndërkombëtare dhe “heqje” të emërtimit “Republikë”, njofton Insajderi.
Subjekti më i madh politik në vend e quajti edhe njëherë Qeverinë Hoti si “paligjshme” dhe “jologjime”.
“Shkuan për njohje, ndërkaq sollën dëm, turp e rrezik”, thuhet ndër tjerash në komunikatën e LVV-së. /Insajderi.com
Kryeministri i paligjshmën e jolegjitim tha se po shkonte në Washington për njohje reciproke, por u kthye me shumë dëme…
Gepostet von Lëvizja VETËVENDOSJE! am Dienstag, 8. September 2020