Lëvizja Vetëvendosje: Shteti nuk mund të rikapet

Lëvizja Vetëvendosje: Shteti nuk mund të rikapet

Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar përsëri qeverinë aktuale dhe kastën politike të stërvjetruar siç e kanë quajtur ata, duke thënë se shteti nuk mund të rikapet përsëri, njofton Insajderi.

Në komunikatën e tyre zyrtare thuhet që ata që i kanë dëmtuar që 20 vite ndërmarrjet publike po tentojnë t’i kapin sërish institucionet, duke dashur që ti dëmtojnë akoma me shumë.

“Ata që zhvatën, vodhën dhe shkatërruan ndërmarrjet publike po duan edhe t’i falimentojnë ato. Ndërmarrjet që filluan pas 20 vitesh t’i kthehen publikut po tentohet të rikapen sërish dhe me nxitim. Klubi i Stërvjetruar Politik që po e heton fundin tenton të bëjë sa më shumë dëme në ndërmarrjet publike që mezi i kanë shpëtuar politikave të tyre të mbrapshta që u kanë shërbyer vetëm partive të tyre dhe jo qytetarëve”.

Më pas në komunikatën e tyre thuhet se shteti duhet të ruhet dhe nuk guxojnë të shkatërrohen.

“Ndërmarrjet publike duhet të ruhen dhe nuk guxojnë të shkatërrohen. Këta që për vete janë në fund nuk mund të shënojnë fundin e aseteve të shtetit e shoqërisë. Shteti nuk mund të rikapet, qytetarët kanë vendosur”./Insajderi.com