
Një poete nga Prishtina i është bashkëngjitur sot Lëvizjes Vetëvendosje. Donika Gashi është anëtarja më e re e partisë së Albin Kurtit.
Kurti, i kënaqur njoftoi se pjesë e Lëvizjes nga sot është Donika Gashi, për të cilën tha se është poete.
“Sot na u bashkua në Lëvizjen tonë, Donika Gashi, poete dhe qytetare prishtinase. Anëtarësimi i Donikës është vlerë dhe vlerësim për VETËVENDOSJE!-n. Na presin shumë punë bashkë, sidomos për rininë dhe artin e kulturën në vendin tonë”, ka shkruar Kurti në Facebook.