LGBT në Tiranë ndezin qirinj për viktimat në Orlando: “Vazhdoni të putheni”

LGBT në Tiranë ndezin qirinj për viktimat në Orlando: “Vazhdoni të putheni”

Aktivist dhe prestarë të komunitetit, lezbikë, gej, biseksual dhe transgjinor në Shqipëri, janë mbledhur në Sheshin Nëna Terezë në Tiranë për të nderuar viktimat e sulmit terrorist në një klub nate në Orlando të Floridës, ku mbetën të vrarë 50 persona.

E organizuar nga Aleanca LGBT në Shqipëri, ngjarja Solidaritet per viktimat LGBT te Orlandos ka mbledhur në shesh, dhjetëra qytetarë të cilat sipas fotografive të postuara në Facebook, shihen se kanë ndezur qirinj dhe kanë vendosur flamuj të komunitetit LGBT.

Sipas fotografive të marra nga Insajderi, aty janë vendosur edhe disa pankarta në të cilat shkruhet “Dashuria gjithmonë fiton”, “Ne jemi Orlando” e deri tek thirrja “Vazhdoni të putheni”.

LGBT

Sipas përshkrimit të ngjarjes, “sot është një ditë zije jo vetëm për komunitetin LGBT në Amerikë por për të gjithë ata njerëz që besojnë në një shoqëri ku vlerë është dashuria dhe barazia, e jo urrejtja”.

Sipas organizatorëve, komuniteti LGBT në Shqipëri po ndezë qirinj, tek Universiteti për 50 personat e masakruar në Orlando dhe çdo persona LGBT në botën perëndimore dhe lindore që ka humbur jetën për shkak të homofobisë dhe krimit të urrejtjes, raporton Insajderi.

LGBT1

Nëpërmjet këtij veprimi, organizatorët kanë thënë se mëtohet të tregohet se janë më shumë në numër sesa ata që “vjellin urrejtje dhe nxisin përmes gjuhës se urrejtjes krimin ndaj personave LGBT dhe në këto ditë zije”.