“Libri për Thaçin është i kotë, përçarës dhe falsifikim i historisë”

“Libri për Thaçin është i kotë, përçarës dhe falsifikim i historisë”

Haki Abazi e ka komentuar librin për biografinë e presidentit Hashim Thaçit. Ai për këtë libër ka thënë se është i kotë, përçarës dhe fyes për shumë personalitete të Kosovës.

Abazi për InDoks, ka thënë se libri për presidentin e tanishëm, “është thjeshtë një tentim për falsifikim të historisë”

“Kam lexuar pjesë të librit dhe të them të drejtë është një libër i kotë. Një tentim I falsifikimit të historisë. është libër fyes për personalitete të rëndesishme të histrosë së Kosovës e kjo aq me tëper e bën një libër të tillë një element të përçarës”, ka thënë Abazi.

Dokumentarin e plotë mund ta shikoni këtu:

InDoks | Lobimi sekret i Thaçit

InDoks | Lobimi sekret i ThaçitSa para kanë paguar qytetarët e Kosovës për njërin nga produktet më të dukshme të lobimit të Republikës, librin personal të Hashim Thaçi?Sa para janë paguar për takimet e burrështetasve kosovarë që nga Ibrahim Rugova, Agim Ceku, Fatmir Sejdiu, Atifete Jahjaga, Ramush Haradinaj, Isa Mustafa , e deri te promovimi personal i Naser Rugovës?Janë këto pyetjet që do të marrin përgjigje ne dokumentarin 50 minutësh të InDoks mbi lobimin ndër vite që kanë bërë udhëheqësit kosovarë?InDoks me autor Visar Duriqi, do të shpalos për herë të parë dokumente për lobimin sekret të presidentit Hashim Thaçi.Sonte ora 20:10, në RTV Dukagjini dhe Insajderi live në Facebook.

Posted by Insajderi on Sunday, 16 December 2018