VV: Liburn Aliu do ta ushtrojë detyrën e shefit të grupit parlamentar

VV: Liburn Aliu do ta ushtrojë detyrën e shefit të grupit parlamentar

Liburn Aliu do ta ushtrojë detyrën e shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizje Vetëvendosje, njofton Insajderi.

Kjo në mungesë të Rexhep Selimit i cili po përballet me akuzat e Dhomave të Specializuara si i dyhuar për “krime lufte”.

Kreu i subjekt më të madh në vend, Albin Kurti, tha të shtunën se në mungesë të Selimit, kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje, ka vendosur që Liburn Aliu ta merr atë detyrë.

“Me Selimin kam biseduar përmes telefonit dhe ju ka bërë gjithë të fala”, tha Kurti gjatë një konference për media. /Insajderi.com