Liburn Aliu godet LDK-në: Ku do të shkoni nëse ia mbyllni derën VV-së

Liburn Aliu godet LDK-në: Ku do të shkoni nëse ia mbyllni derën VV-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka goditur Lidhjen Demokratike të Kosovës, pasi kjo e fundit nuk po heq dorë nga kërkesat e saj për koalicion me Vetëvendosjen.

Aliu përmes një statusi të shkurtë të bërë në llogarinë e tij në Facebook, ka pyetur LDK-në se ku do ta bëjë vendin, nëse ia mbyll derën Vetëvendosjes, shkruan Gazeta Insajderi.

Tutje, ai thotë se LDK-ja nuk duhet të vazhdojë me lojërat e njëjta.

“Ku do të shkojë LDK-ja nëse ia mbyll derën Lëvizjes? Populli votoi ndryshim, jo lojërat e njëjta”, tha Aliu.

Ka më shumë se tre muaj që LV e LDK nuk po merren vesh për koalicion, ani pse kanë mbajtur dhjetëra takime. Rezultat nuk dha as takimi i fundit me ndërkombëtarët. /Insajderi.com