Sfidon Aliu

Liburn Aliu në tubim: Atyre që duan ta copëtojnë vendin u themi: “Provo n’ta mbajtë”

Liburn Aliu ka mbajtur fjalim në tubimin e Vetëvendosjes. Ka folur për fuqinë që Lëvizja e merr nga populli. Ka pasur edhe porosi për ata “që duan ta ndajnë Kosovën”. U ka thënë le ta provojnë po guxuan.

Liburn Aliu në tubim: Atyre që duan ta copëtojnë vendin u themi: “Provo n’ta mbajtë”

Liburn Aliu i ka sfiduar të gjithë ata që sipas tij duan ta ndajnë Kosovën që nëse kanë guxim le të provojnë ta bëjnë një gjë të tillë, njofton Insajderi.

Aliu, duke u folur qytetarëve në tubimin që Vetëvendosje po e mbanë në Prishtinë, në 15-të vjetorin e Lëvizjes dhe 21 vjetorin e çlirimit të Kosovës, ka thënë se Vetëvendosja forcën e gjen tek populli.

“Atyre që duan ta copëtojnë vendin; provo n’ta mbajtë”, ka thënë zëshëm Aliu.

Lëvizje do të thotë të bësh ndryshim të thellë. Kur je brenda popullit e kupton që populli as nuk të braktisë as nuk të lë ta braktisësh. Forca gjindet tek populli. Aktivisti dhe Lëvizja në popull mëson ta çmojë, respektojë dhe mbrojë çdo vlerë”.