
Të drejtën e votës sot në Shqipëri e shfrytëzoi edhe ministri i Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, njofton Insajderi.
Aliu iu drejtua kutive të votimit për Kuvendin e ri atje, meqë e gëzon nënshtetësinë e Shqipërisë.
Pas votimit, Aliu tha se shpreson që çdo gjë të shkojë mirë.
“Uroj që të jetë çdo gjë e rregullt edhe në procesin e votimit dhe numërim”.
Ai u shpreh optimist edhe për suksesin e tre kandidatëve nga radha e Lëvizjes Vetëvendosje që po kandidojnë për zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri. /Insajderi.com