Janë licencuar edhe dhjetë laboratorë tjerë privatë nga Ministria e Shëndetësisë që do ti kryejnë testet seroologjike për Covid-19, njofton Insajderi.
Në raportin e MSh, thuhet se “Bordi për licencim të institucioneve private ka vazhduar me trajtimin e kërkesave për licencimin e shërbimit të testimeve për SARS Cov-2”.
“Nga këto aplikacione janë shqyrtuar nëntë kërkesa të cilat edhe janë licencuar për ta kryer funksionin e testimeve me SARS Cov-2”, përfundon raporti i MSh.
Vendimin për licencimin e laboratorëve privatë e ka marr ditë më parë Ministria e Shëndetësie dhe me qellim të lehtësimit të identifikimit më të lehtë të të infektuarve me Covid-19, meqë nevoja për testime të tilla në vendin tonë është rritur ndjeshëm pas shtimit të rasteve./Insajderi.com