Licencohet 151 farmacistë

Licencohet 151 farmacistë

Oda e Farmacistëve të Kosovës për herë të parë pas 17 viteve ka ndarë 151 licenca të punës për farmacistë.

Kryetari i OFK-së, Zehadin Gashi tha se janë krenarë që kanë arritur të gjitha rezultate me dokumentin zyrtar për licencën e punës.

“Hapi i parë në sektorin farmaceutik ka qenë krijimi i kushteve juridiko -profesionale dhe këtë e arritëm dhe pas kësaj na presin shumë punë sepse profesioni i farmacistit ka qenë punë e nënçmuar dhe me një pamje jo të mire të ushtrimit të profesionit”, tha Gashi.

Sipas tij ka shumë probleme të cilat ndërlidhen me ushtrimin e profesionit dhe fatkeqësisht nga përvoja e kaluara ekzistojnë probleme nga nivelimi i çmimit të barnave, nga licenca për hapjen e barnatoreve.

“Dhe kjo na bënë të jemi këmbëngulës dhe përkushtimin tonë t’i qasemi kësaj pune me seriozitet duke kërkuar në suaza të ligjit dhe ndryshimeve të tyre që e vështirësojnë ushtrimin e profesionit të farmacisë në Kosovë”, tha Gashi.