
Janë licencuar edhe 16 laboratorë të tjerë privatë për kryerjen e testimeve serologjike për SARS-Cov-2.
Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë, të cilët kanë njoftuar se këta laboratorë të licencuar ndodhen në shtatë Komuna të Kosovës.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se tetë laboratorë janë licencuar në komunën e Prishtinës, ndërsa, dy janë në Gjilan, dy në Ferizaj një në Graçanicë, një Lipjan, një në Vushtrri dhe një në Gjakovë. /Insajderi.com