Liderët e LDK-VV në pauzë, Zemaj flet për marrëveshjen

Liderët e LDK-VV në pauzë, Zemaj flet për marrëveshjen

Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka folur për televizionin T7 në momentet kur në Kuvend të Kosovës po mbahej takimi në mes të liderëve për të arritur koalicionin LDK-VV.

Zemaj tha se presin që sot të përfundojë marrëveshja.

“Presim që sot të përfundojë marrëveshja LDK-VV. LDK nuk po kërkon shumë sepse nuk jemi shumë në dallim me vota, më shumë detaje nuk kam sepse nuk kam qenë pjesë e takimeve”, ka shtuar Zemaj.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë kanë shkuar në pauzë për 40 minuta pas 1 ore takim që u mbajt në nivel të liderëve./ Insajderi.com