Liderët e “marrin” malin

Liderët e “marrin” malin

Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj duket se krejt stresin e akumuluar nga zgjedhjet dhe rezultatet e tyre jo të mira – kanë vendosur ta shkarkojnë në mal.

Kadri Veseli ka zgjedhur që bashkë me partiakët e tij fundjavën ta kalojë në veriun e Shqipërisë, në Valbonë.

“Për fundjavë vendosa të shkoj në Bjeshkët e Nemuna duke ngjitur Qafën e Valbonës për të bërë kalimin drejt Thethit. Bukuria magjike e këtyre maleve madhështore, të stolisura me veshjen shumëngjyrëshe të vjeshtës, është një burim i pashtershëm energjie për mua”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook, transmeton Insajderi.

“Jam i gëzuar që po shoh se sa është shtuar numri i të rinjve tanë që vendosin të largohen nga rutina e qytetit për të eksploruar bjeshkët shqiptare e për të pasur një kontakt të drejtpërdrejtë me natyrën e paprekur”.

Për dallim nga ish-bashkëpunëtori i tij, Haradinaj ka zgjedhur t’i tregojë muskujt në bjeshkët e Kosovës. Ai ka vrapuar me disa miq të tij.

“Ditë e bukur sot për vrapim në shtigje të gjata, në Bjeshkët e Ishtedimit”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij, shkruan Insajderi.

insajderi.com