Fshati në të cilën ka qenë sot kryeparlamentari mbulohet nga Stacioni policor, drejtori i së të cilit është arrestuar në Nish dhe është dërguar në Beograd, ku do të merret në pyetje nga prokuroria serbe. Por ai nuk e ka thënë asnjë fjalë për këtë. Njejtë kanë vepruar edhe kryeministri Isa Mustafa dhe presidenti Hashim Thaçi.
Përderisa institucione sikurse ajo e Punëve të Jashtme nëpërmjet një komunikate kanë konfirmuar se “po bëjnë gjithçka për këtë rast” dhe presin “të ketë zhvillime pozitive”, presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit ende nuk kanë dhënë asnjë deklaratë për arrestimin e nënkolonelit Nehat Thaçi, drejtor rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicë.
Përpos që nuk kanë dërguar asnjë njoftim zyrtar përmes zyrave të Presidencës, Kryeministrisë apo Zyrës së Kuvendit, Hashim Thaçi, Isa Mustafa dhe Kadri Veseli kanë heshtur edhe në rrjete sociale, aty ku janë aktivë për çdo ngjarje.
Postimi i fundit i presidentit Thaci ka qenë ai i djeshmi për një ceremoni në FSK, ndërsa kryeparlamentari Veseli, ka postuar para një ore një fotografi teksa shihet duke bërë homazhe tek lapidari i dëshmorit Ferki Aliu, në Kçiq të Mitrovicës.
[iframe id=”https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fkadriveseliofficial%2Fposts%2F653754588133084&width=500″]
Fshati në të cilën ka qenë sot kryeparlamentari mbulohet nga Stacioni policor, drejtori i së të cilit është arrestuar në Nish dhe është dërguar në Beograd, ku do të merret në pyetje nga prokuroria serbe.
Thaçi u arrestua në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardh mbrëmjes e mërkurës, kur po udhëtonte përmes Serbisë drejt Evropës Perëndimore, në një vizitë private.
Gjykata e Nishit kishte lëshuar një fletarrest në rastin e filluar në vitin 2009 dhe më pas akuzën në vitin 2010.
Kryeministri në anën tjetër, që nga kthimi në New York, ku ka postuar dhjetëra fotografi e video nuk është marrë me asgjë tjetër, së paku në profilin e tij në Facebook.
Nuk ka komentuar as ministri i Brendshëm, Skendër Hyseni e as ministria që ai e drejton./Insajderi.com
Gjykata e Nishit jep pak detaje për arrestimin e Nehat Thaçit