Lideri i opozitës serbe: Mlladiqi është hero

Lideri i opozitës serbe: Mlladiqi është hero

Lideri i Lëvizjes Opozitare në Serbi, Dveri, Bosko Obranoviq, ka thënë se hedh poshtë të gjitha vendimet e Tribunalit të Hagës, për rastin e ish-gjeneralit serb, Ratko Mlladiq.

Ai ka thënë se vendimi për dënim të përjetshëm është i jashtëligjshëm, të padrejtë dhe antiserb dhe se Mlladiqin e ka quajtur hero, shkruan Tanjug.

Obranoviq ka thënë se dënimi i përjetshëm ishte kulminacioni antiserb i Gjykatës së Hagës, duke shtuar se ai nuk e njeh këtë gjykatë si të tillë.