“Lideri Suprem”, PSD lëshon dronin derisa Kurti mban fjalim

“Lideri Suprem”, PSD lëshon dronin derisa Kurti mban fjalim

Partia Socialdemokrate ka lëshuar një dron në Prishtinë, deri kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, po mbante tubimin përmbyllës me një grup qytetarësh, njofton Insajderi.

Në dron ndodhet fotografia e Kurtit ku shkruan “Lideri Suprem”.

Videon e dronit e ka publikuar në Facebook vetë kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili tha se kush pretendon fundin veçse i ka dhënë fund vetes.

“Një aeroplan lodër fluturon e tregon. Zhytja e thellë aty ku gëlon propaganda mbytëse krijon univers paralel, pa kohë e hapësirë.  Një aeroplan lodër fluturon. Qielli do të mbetet i hapur, pa skaj, sepse liria është kushti njerëzor. Idetë e reja nuk do të mbarojnë sa t’ketë njerëzi. Kush pretendon fundin veçse i ka dhënë fund vetes”, ka shkruar ai./Insajderi.com