Lidhja mes anëtarëve të ZRRE-së dhe pronarëve të KEDS-it

Lidhja mes anëtarëve të ZRRE-së dhe pronarëve të KEDS-it

InDoks, me autor Visar Duriqi ka realizuar dokumentarin “Biznesi famëkeq”, për kompaninë turke KEDS. Aty janë dhënë histori të privatizimit të distribucionit të energjisë elektrike tek kompania turke, privatizim i cili ishte bërë në kohën sa në krye të qeverisë ishte Hashim Thaçi.

Përtej kësaj, InDoks ka sjellur edhe lidhjet mes anëtarëve të Bordit të ZRRE-së dhe pronarëve të KEDS-it, ky anëtarë të bordit kishin qenë menaxherë të lartë në korporatën e KEDS-it. Por, si arsyetohet ZRRE për këto lidhje?

“Dy nga anëtarët që vijnë drejtpërdrejt nga sektori i energjisë janë me eksperiencë të gjatë dhe punën në sector, filluar qysh nga koha e funksionimit të Korporatës Energjetike të Kosovës nga viti 1999 deri në vitin 2013 kur edhe eshte privatizuar Distribucioni I KEK-ut. Anëtarët e Bordit aktual që vijnë me eksperiencë nga sektori, në nga KEDS janë larguar disa vite më parë (nga v.2014) duke ju nënshtruar konkursit publik të mbikqyrur nga Ambasada Bitanike dhe pastaj janë votuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe janë zgjedhur në pozitat e Bordit të ZRRE-së.”

“Përndryshe të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE-së janë të mbështetura në Ligjet dhe rregullat në fuqi dhe janë publike në faqen zyrtare të ZRRE-së. Po ashtu vendimet e Bordit mund të apelohen në gjykatat përkatëse në rast se ato mendohet se nuk janë në përputhje me kornizën ligjore. Prandaj i konsiderojmë të padrejta proklamimet se vendimet e Bordit të ZRRE-së mund të jenë të padrejta, kur çdokush ka mundësi ti shoh ato dhe t’i apeloj në gjykatë në rast se konsideron se nuk janë në përputhje me ligjet në fuqi.”, thuhet në përgjigjen e ZRRE-së.

Megjithatë, edhe pse ZRRE-ja i zë në gojë britanikët që po ndihmojnë në konkurse publike, ata kishin rekomanduar që Izet Rushiti, ish-menaxher i lartë në KEDS, Selman Hotimos dhe një person tjetër nuk ishin të pakualifikuar për të qenë anëtarë bordi.

Kuvendi megjithatë i miratoi.

A do të ishte e mundur që kjo lidhje kaq e ngushtë e mbikëqyrësit shtetëror dhe i një kompanie private të huaj me monopol të ishte mundur në ndonjë vend normal?

Dokumentarin e plotë mund ta shikoni këtu:

InDoks | Biznesi famëkeq

InDoks | Biznesi famëkeq

Posted by Insajderi on Sunday, 9 December 2018