Liga e Kampionëve – nuk është më ëndërr për Edon Zhegrovën

Liga e Kampionëve – nuk është më ëndërr për Edon Zhegrovën

Dikur luante në Prishtinë – por ëndrrat i kishte më të mëdha.

Rrugëtimi ishte i gjatë, por ia doli. Edon Zhegrova ka debutuar në Ligën e Kampionëve .

Sulmuesi shqiptar – luajti vetëm 9 minuta, nuk arriti të shënonte apo asistonte, por akullin e theu.

Tashmë – kompeticioni më i madh në Evropë – nuk është vetëm ëndërr për të.

Image

Momenti i inkuadrimit të Edon Zhegrovës

Sa i përket ndeshjeve, Chelsea triumfoi 2-0 ndaj Lliles, kurse Juventusi barazoi 1-1 kundër Villarrealit.

Golin e parë në këtë takim e shënoi Kai Havertz – pas tetë minutave lojë.

Kurse, në rolin e asistuesit ishte Hakim Ziyech.

U prit një përgjigje nga kundërshtarët – por diçka e tillë nuk ndodhi.

Teksa, deri në fund të takimit Christian Pulisic shënoi edhe një herë dhe londinezët e dyfishuan rezultatin.

Goli i shënuar nga Pulisic

Tashmë – kampionët e Evropës janë me një këmbë në çerekfinale të këtij kompeticioni.

Në ndeshjen tjetër, Juventusi nuk triumfoi dot ndaj Villarrealit.

Skuadra nga Torino shënoi pas vetëm një minute lojë, me anë të Vlahovic.

U mendua se Juve do e thellojë rezultatin – akoma më shumë rezultatin, ama diçka e tillë nuk ndodhi.

Image

Festa e golit të Vlahovic

Teksa, në anën tjetër – vendasit barazuan me anë të Dani Parejos.

Ky rezultat lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet në Torino me datë 16 mars, me fillim nga ora 21:00. /Insajderi.com