Ligji Anti-Covid miratohet në Komision, dërgohet për votim në Kuvendin e Kosovës

Ligji Anti-COVID në një kohë ku Kosova po përballet me vdekje dhe raste të shumta të Coronavirusit.

Ligji Anti-Covid miratohet në Komision, dërgohet për votim në Kuvendin e Kosovës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka thënë se Anti-COVID është votuar në Komisionin për Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale.

Ai ka bërë të ditur se i njëjti ligj është proceduar për Kuvend për lexim të parë.

“Edhe pse pak u vonua , Komisioni për Shëndetësi e Mirëqenje Sociale sapo votoi në mënyrë unanime Ligjin Anti-Covid me ç’rast u procedua për Kuvend për lexim të parë”, tha ai.

Ligji Anti-COVID ishte propozuar nga kryeparlamentarja, Vjosa Osmani. /Insajderi.com/