Ligji anti-COVID: Vazhdon gjobitja ndaj qytetarëve

Ligji anti-COVID: Vazhdon gjobitja ndaj qytetarëve

Policia e Kosovës ka ndëshkuar 665 për shkak të moszbatimit të masave anti-COVID.

Këto dënime bazën ligjore e kanë tek ligji anti-COVID i votuar në Parlamentin e Kosovës.

Ndërsa, Policia më shumë gjoba ka shqiptuar për shkelësit e rregullave të komunikacionit. 1.117 sosh.

Policia ka raportuar për 18 aksidente me të lënduar e 43 me dëme materiale.

Në raportin ditor të Policisë së Kosovës thuhet se 18 persona janë arrestuar, gjashtë janë dërguar në mbajtje dhe një qytetar filloi vuajtjen e dënimit me burg. /Insajderi.com