Ligji nuk i kap “peshqit e mëdhenj”

Ligji nuk i kap “peshqit e mëdhenj”

Qeveria e ka pranuar se zbrazëtirat në legjislacionin aktual kanë ndikuar në mosefikasitetin e sistemit prokurorial dhe në vonesat në ndjekjen dhe hetimin e rasteve penale të profilit të lartë.

Prandaj i ka dhënë start ndryshimit të bazës ligjore, me qëllimin për të rritur numrin e prokurorëve që synojnë kapjen e “peshqve të mëdhenj”, shkruan sot Koha Ditore.

Por, krahas kësaj, kriteret për rekrutimin e të rinjve është paraparë të ulen.

Ndryshimet kërkojnë që të hiqen kufizimet për fonde shtesë që do të marrin prokurorët, e edhe që stafit administrativ t’i avancohet statusi, nga ai shërbyes civil që tash e ka.