“Ligji nuk na lejon të shpenzojmë për qefi”

“Ligji nuk na lejon të shpenzojmë për qefi”

“Ligji s’lejon të shpenzojmë për qefi”, ishte fjala e kryeparlamentares, Vjosa Osmani, teksa po tregonte se ia kanë kthyer Qeverisë 1.5 milionë euro të mbetura nga ndarja buxhetore e vitit 2020 për Kuvendin e Kosovës.

Ajo tha se në këtë legjislaturë Kuvendi nuk ka shpenzuar për udhëtime e mëditje, njofton Insajderi.

“Ligji na obligon ta kthejë buxhetin e tepruar”, tha Osmani.

Kuvendi i Kosovës po mban seancën plenare ku po shqyrtohen projektligjet e mbetura nga seancat e kaluara. /Insajderi.com