Ndonëse janë bërë gati 1 vit që kur ka hyrë në fuqi Ligji për rregullat e trafikut rrugor, gjendja në trafik nuk ka shënuar përmirësim.
Kështu së paku vlerësojnë njohës të fushës së komunikacionit të cilët thonë se gjendja vetëm sa është përkeqësuar dhe është rritur numri i aksidenteve.
Por, kritikojnë edhe Ministrinë e Infrastrukturës që nuk ka krijuar politika të sigurisë rrugore derisa e shohin të domosdoshëm që Policia të shtojë masat policore në trafik, shkruan Koha Ditore.
Eksperti i komunikacionit rrugor, Nol Dedaj ka deklaruar për gazetën se ligji aktual është marrë nga ai i mëparshmi me ç’rast është deformuar profesionalisht nga përkufizimet, definimet e veprimeve të caktuara të drejtuesve të automjeteve e deri tek masat ndëshkuese