Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka apeluar te nxënësit dhe mësimdhënësit që të respektojnë masat kundër përhapjes së Coronavirusit në mënyrë që të mos vijë deri te mbyllja e institucioneve shkollore, njofton Insajderi.
Përmes një postimi në Facebook, Likaj ka reaguar pasi numri i viktimave dhe të infektuarve me COVID-19 po shtohet dukshëm ditët e fundit.
Më profilin e tij në Facebook, Likaj ka shkruar “Paçi kaluar fundjavë të qetë! E hëna, ditë mësimi dhe ju lutem shumë, nxënës, mësimdhënës, prindër dhe të gjithë ju pjesëmarrës në shkollë, të keni KUJDES! COVID-19 është mes nesh, madje me shifra të larta. Duke respektuar rregullat, ndihmoni veten dhe të tjerët, ndihmoni arsimin dhe kështu do të mbajmë shkollat hapur për Fëmijët, për Ne, për Kosovën”.
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 10 vdekje dhe 707 raste të reja me COVID-19./Insajderi.com