Likaj flet për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

Likaj flet për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë

Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, i ka uruar të gjithë nxënësit për fillimin e gjysmëvjetorit të dytë shkollor, i cili do të fillojë nga nesër, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Likaj ka deklaruar se zhvillimi të mësimit duhet të respektohen masat kundër përhapjes së COVID-19.

“Falë bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes MASh, DKA-ve, menaxhmentit të shkollave, nxënësve, prindërve, SBASHK-ut, donatorëve dhe partnerëve dhe të gjithë akterëve relevantë, ja kemi dalë të përmbyllim suksesshëm gjysmëvjetorin e parë”, ka shkruar ai.

“Ju ftoj që edhe kësaj radhe të tregojmë përkushtim dhe të bëjmë më të mirën në ofrimin e arsimit cilësor për nxënësit tanë”, ka njoftuar më tej Likaj. /Insajderi.com