Ministri në detyrë i Arsimit, Ramë Likaj ka konfirmuar se gjysmë vjetori i dytë në shkolla do të nis më 18 janar, njofton Insajderi.
Ai tha se është takuar me Drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit, nga të cilët ka kërkuar që të bëhen përgatitjet e nevojshme.
Tutje, Likaj tha se parësor mbetet mësimi sipas skenarit A (prezencë në shkollë), mirëpo varësisht nga situate epidemiologjike do të përdoren edhe skenarët e tjerë (mësim i kombinuar apo edhe nga shtëpia).
“Sot takova Drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit dhe kërkova që të bëhen përgatitjet e nevojshme për gjysmë vjetorin e dytë që do të fillojë më 18 janar 2021.
Parësor mbetet mësimi sipas skenarit A me prezencë në shkolla, mirëpo varësisht nga situata epidemiologjike do të përdoren edhe skenarët tashmë të njohur (B dhe C) të paraparë në udhëzuesin e përgjithshëm”, shkroi ai në Facebook./Insajderi.com