Likaj shpalos planin e MASH për fillimin e vitit të ri shkollor

Likaj shpalos planin e MASH për fillimin e vitit të ri shkollor

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka folur sot në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku u ngrit interpelancë nga nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, njofton Insajderi.

Ai ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët që punuan me MASH për fillimin e vitit të ri shkollor më 14 shtator, vendim ky për të cilin ai thotë se nuk ka qenë aspak I lehtë.

“Vendimi për fillimin e vitit të ri shkollor nuk ka qenë aspak i lehtë. Kthimi në shkolla përbën interes të madh për të gjithë është vendim i madh dhe i mirëpritur nga të gjithë”.

“Hapja e shkollave është bërë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, IKSHPK-në, SBASHK, dhe Këshillin e Prindërve të gjitha vendimet janë marrë në bashkëpunim me ata, i falënderoj të vendimet e tyre në këtë situatë të pandemisë”, ka thënë ai.

Likaj ka thënë se ata kanë hartuar një plan për të cilin janë duke punuar për ofrimin e mësimit në distancë për të gjithë nxënësit në vend. Po ashtu ka thënë se kanë hartuar edhe udhëzuesin për kushtet higjienike në kohë të pandemisë.

Ai theksoi se i kanë trajnuar mësimdhënësit për fillimin e këtij viti të ri shkollor, duke shtuar se edhe do të shtojnë buxhetin nëse ka nevojë për sigurimin e mjeteve të punës për nxënësit të cilët nuk kanë tabletë dhe laptopë. /Insajderi.com