Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, ka thënë se gjatë dy muajve të fundit kanë hartuar një mastër plan për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, Likaj ka thënë se është hartuar një vendim për fillimin e mësimit në tri faza.
“Kemi pasë bashkëpunim me Ministrinë Shëndetësisë dhe Institutin e Shëndetit Publik dhe kemi hartuar udhëzuesin e përgjithshëm për mësim në kushte pandemie që ka marrë vizën e gjelbër nga këto dy institucione. Kemi paraparë fushatë vetëdijësuese”.
“Kemi hartuar një vendim për fillimin e mësimit në tri faza – 1 shtator, 7 shtator dhe 10 shtator grupi tjetër në bazë të mundësive të drejtorive të Arsimit. Kam pasur vizita në pjesën dërmuese të komunave dhe kam parë bashkëpunim. Komunat kanë shpreh dëshirën që viti i ri shkollor të fillojë në objekte shkollore”, është shprehur Likaj.
Prezantimi më i detajuar i master planit për nisjen e mësimit është thënë se do të prezantohet javën tjetër. /Insajderi.com