Limaj: Ajo që ka ndodhur dje nga qeveria në ikje është situatë e jashtëzakonshme

Limaj: Ajo që ka ndodhur dje nga qeveria në ikje është situatë e jashtëzakonshme

Kryetari i Nismës Socilademokrate, Fatmir Limaj, në seancën e  sotme të Kuvendit, ka folur rreth masave të reja që janë ndërmarrë mbrëmë dhe janë prezentuar nga ministri në detyrë, Arben Vitia.

Ai, ka thënë se me masat e marra dje prapë ka ndërhyrje të radhës në kompetencat e Kuvendit nga qeveria në ikje, shkruan Insajderi.

“Institucioni më i lartë i Republikës së Kosoëvs i cili ka bërë ndërhyrje në Gjykatën Kushtetuese edhe njëherë dje është suprimuar ose kemi një ndërhyrje të radhës në kompetenca të Kuvendit nga Qeveria në ikje. Për mendimin tim është situatë e jashëtzakonshmë ajo çka ka ndodhë dje”, ka thënë Limaj.

Sipas tij, ajo që ka ndodhur dje është grabitje e të drejtave të njeriut.

“Ajo çka ka ndodhur dje jep alarm për përsëritjen e shkeljes së Kushtututës edhe një hap më tutje shumë më vrazhdë se herën e kaluar. Ajo që ka ndodhë dje është suspsendim, është marrje, është grabitje e të drejtave të njeriut”, ka thënë ai./Insajderi.com