Kryeminsitri i Shqipërisë po viziton Kosovën në një vizitë zyrtare ku do të takohet me figurat kryesore në vend.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Ramë bashkë me ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj dhe disa bashkëpunëtorë të tjerë kanë vizituar Fatmir Limajn në selinë e Nismas Socialdemokrate.
Në një postim në Facebook, Limaj, ka shkruar se se bashkë me Edi Ramën kanë konstatuar se institucionet e Kosovës duhet të tregojnë lidershqip të vërtetë në këto rrethana në të cilat po kalon vendi.
“Bashkërisht konstatuam se drejtuesit e institucioneve në Kosovë duhet të tregojnë̈ lidership të vërtetë në këto rrethana në të cilat po kalon vendi. Është përgjegjësi e udhëheqësve të forcave politike dhe institucioneve shtetërorë të Kosovës që t’i lemë anash dallimet dhe të veprojmë me gjakftohtësi të madhe në interes të vendit”, ka shkruar Limaj ndër tjerash në Facebook.
Edi Rama do të ketë edhe disa takime tjera me zyrtarë të shtetit dhe kryetar të partive politike. Kjo vizitë vjen në kohën kur Gjykata Speciale ka ngritur aktakuza ndaj presidentit, Hashim Thaçit dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit. /Insajderi.com/