Limaj: Çështja e presidentit nuk mund të zgjidhet pa një parti opozitare

Limaj: Çështja e presidentit nuk mund të zgjidhet pa një parti opozitare

Kryetari i Nisma Sociale Demokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se çështja e zgjedhjes së presidentit nuk mund të bëhet pa përfshirjen e një subjekti politik opozitar, njofton Insajderi.

Limaj në Rubikon deklaroi se Nisma mendon se partnerët e koalicionit duhet të flasin mes vete dhe mes pastaj me partitë opozitare.

“Nisma thotë se duhet të lihen ambiciet individuale, nuk mund të kushtëzosh vendin tënd dhe ta dërgosh në destabilitet për ambicie personale. Por ne duhet të ulemi bashkë nga një proces i konsultimit për ta siguruar një emër”.

Tutje ai ka shtuar se “nëse nuk dëgjohet NISMA në lidhje me këtë çështje, atëherë shkojmë në zgjedhje, por asesi nuk lejojmë që Haradinaj të veprojë njëanshëm në këtë proces”

Gjithashtu Limaj ka potencuar faktin që, pa një parti opozitare çështja e presidentit nuk mbyllet lehtë, meqë numrat nuk e premtojnë një gjë të tillë./Insajderi.com