"Veprim i dinjitetshëm"

Limaj çmon gatishmërin e Thaçit për t’u përballuar me Prokurorinë Speciale

Kryetari i Nisma-së, Fatmir Limaj, ka komentuar qëndrimin e Thaçit për të shkuar në Hagë. E çmon veprimin e tij.

Limaj çmon gatishmërin e Thaçit për t’u përballuar me Prokurorinë Speciale

Përmes një statusi në Facebook, kreu i NISMA-së e ka vlerësuar lartë veprimin e presidentit Thaçi të shkuar në Hagë dhe për t’u përballur me akuzat e Tribunalit Special, njofton Insajderi.

Sipas Limajt, kjo gatishmëri e presidentit, tregon qartë se ushtarët e UÇK-së nuk i kanë ikur asnjëherë ballafaqimit me drejtësinë.

Reagimi i tij i plotë:

“Çmoj gatishmërinë̈ e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për t’iu përgjigjur pozitivisht ftesës së Gjykatës Speciale për intervistim.

Kjo është dëshmia më e qartë se ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk i kanë ikur asnjëherë ballafaqimit me drejtësinë sa herë që kjo i është kërkuar dhe do t’i përgjigjen çdo kërkesë që vjen nga sistemi i drejtësisë”. /Insajderi.com