Limaj deklarohet i pafajshëm për krime lufte

Limaj deklarohet i pafajshëm për krime lufte

Në Gjykatën Themelore të Gjakovës ka përfunduar shqyrtimi fillestar, ndaj Fatmir Limajt i akuzuar për krime lufte.

Në aktakuzën e lexuara nga prokurorja Drita Hajdari, Limaj akuzohet se nuk ka ndërmarr masat e nevojshme për të parandaluar ose zbuluar vrasjen e Ramiz Hoxhës nga Bellanica dhe Selman Binishit, që kishin ndodhur me 2 tetor të vitit 1998, trupat e të cilëve janë gjetur në hyrje të fshatit Kravasari, njofton Klan Kosova.

Në aktakuzë thuhet se motivi i vrasjes së tyre ka qenë se ata kanë qenë bashkëpunëtorë të Serbisë. Për këto vepra Limaj akuzohet se ka shkelur rend Konventat e Gjenevës.

Fatir Limaj gjatë kësaj seance është deklaruar i pafajshëm dhe këtë aktakuzë e ka quajtur të shpifur.

Më tepër nga Dosja Grande

Shteti italian: Ukë Rugova, i dyshuar për përfshirje në krim ndëkombtarë